Shëndetësia, Rama: Prioritet autonomia spitalore

Kryeministri Edi Rama shprehet se shëndetësia është proces  transformimi dhe synimi i qeverisë është realizimi i autonomisë spitalore dhe për të rritur kapacitetin në të gjitha aspektet.

Në takimin e zhvilluar sot me mjekë dhe infermierë në kuadër të nisjes së punimeve në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, theksoi se kriza e tërmetit u shfrytëzua për të dalë më të fortë dhe për të ndërtuar më mire.

“Projekti i ri i maternitetit i cili ishte në proces për shkak të pandemisë dhe tërmetit u përshpejtua ashtu si në të gjithë territoret ku tërmeti krijoi një krizë për shërbimet dhe komuniteti. Kriza u shfrytëzua për të dalë shumë më të fortë. Sot ne jemi në kantier për të dyfishuar kapacitetin e shtretërve dhe për t’i ardhur në ndihmë trupës së shërbim me standarde dhe kushte cilësore. Ky maternitet do të ketë jo vetëm rritje të kapaciteteve në trefish, por edhe një qendër prematuriteti për herë të parë në Shqipëri si një risi për të posalindurit. Ky projekt dhe të gjitha projejtet e tjera në sektorin e shëndetësisë ecin paralelisht për të ndërtuar sistemin deri në transformimin e tij të plotë”, tha Rama.

Të Fundit