SHBA largohet nga Kabuli pas 20 viteve, talebanët: Ne bëmë historinë!

Lufta 20 vjeçare mbaroi. Sot u largua avioni i fundit me trupat amerikanë nga Kabuli. Afganistani tani është në duart e talebanëve, që morën pushtetin pak javë më parë. Gjenerali Frank McKenzie thotë se SHBA evakuoi pothuajse 80,000 civilë nga Kabuli në javët e fundit. Kjo përfshinë pothuajse 6,000 civilë amerikanë. “Ishte një arritje monumentale” tha ai.

Nuk kishte asnjë qytetar amerikan në pesë avionët e fundit që u larguan nga Kabuli, thotë McKenzie. “Çdo anëtar i shërbimit amerikan tani është jashtë Afganistanit” theksoi ai. Ai u shpreh se ka rreth 2000 luftëtarë të ISIS -it në Afganistan.

Talebanët do të “korrin atë që kanë mbjellë” sepse liruan luftëtarët e ISIS nga burgu” tha ai. Por një zyrtar i lartë taleban në përgjigje të amerikanëve që u larguan nga Afganistani pas një fushate 20 vjeçare tha: “Ne kemi bërë histori“.

Gjenerali McKenzie konfirmoi raportet e mediave se talebanët u siguruan forcave amerikane shumë mbështetje në sigurimin e aeroportit të Kabulit. Ai deklaroi se, ndërsa gjërat nuk shkuan mirë, ndihma e grupit ishte vendimtare, veçanërisht në ditët e fundit të tërheqjes nga SHBA.

Më parë, ai e quajti partneritetin “një marrëdhënie pragmatike e domosdoshme“.

Të Fundit