SHBA-ja jep pasaportën e parë me pa përcaktim gjinie

Shtetet e Bashkuara e kanë dhënë pasaportën e parë në të cilën përcaktimi gjinor është shkruar me “X”.

Kjo është vlerësuar një arritje historike për personat që nuk identifikohen si burra apo gra.

Departamenti i Shtetit nuk e bëri të ditur se kujt i është dhënë pasaporta. Kjo mundësi, sipas autoriteteve amerikane do t’ju jepet të gjithë aplikuesve për pasaportë pasi të bëhet përditësimi i formularit të aplikimit në fillim të vitit 2022.

E dërguara e Posaçme diplomatike e Shteteve të Bashkuara për të drejtat e komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor), Jessica Stern, tha se ky është një moment historik pasi mundëson që dokumentet e lëshuara nga Qeveria të jenë në përputhje me “realitetin e mënyrës së jetesës” dhe se ekziston një gamë më e gjerë e tipareve të seksit njerëzor sesa vetëm burrë apo grua.

“Nëse një person posedon dokumentin i cili pasqyron identitetin e tij të vërtetë atëherë ai jeton me dinjitet dhe respekt më të madh”, shtoi ajo.

Shtetet e Bashkuara i bashkohen të paktën 10 vendeve të tjera të cilat lejojnë qytetarët të mos e caktojnë gjininë burrë ose grua, por një gjini tjetër. Ato janë: Argjentina, Australia, Kanadaja, Gjermania dhe India.

Të Fundit