Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhuruan sot disa pajisje për policinë kufitare duke vijuar kështu mbështetjen në luftën kundër trafikut.
Pajisjet me vlerë totale 108,243 dollarë përfshijnë:
Dy sete që përmbajnë videoskopë dhe buster (pajisje për kontrollin e dendësisë);
Pesë sete të pajisjeve për kontrollet në Pikat e Kalimit Kufitar;
Videoskopë e pajisje për mbikëqyrjen e kufirit, si kamera termike, dylbi nate elektrike dore profesional,
Logjistika në fjalë u dhurua nga Programi i Sigurisë së Shteteve të Bashkuara (EXBS). Gjatë dhurimit ishte prezentë edhe ambasadorja Yuri Kim dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Ambasadorja Kim është shprehur se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë gjithmonë në krah të Shqipërisë në luftën kundër krimit dhe se pajisjet e dhuruara për Policinë e Shtetit synojnë që të rrisin rezultatet e Policisë së Shqipërisë në luftën kundër trafiqeve të paligjshme dhe krimeve ndërkufitare”.
Drejtori i policisë Veliu falënderoi ambasadoren dhe Shtetet e Bashkuara për mbështetjen. Ai tha se falë kësaj mbështetjeje policia kufitare ka sot pajisje në pararojë të zhvillimeve teknologjike për kontrollin e automjeteve, për pikasjen e lëndëve radioaktive, etj.