“SHBA dërgoi fonde në laboratorin në Wuhan”, media amerikane: Fauci po pengon historinë e vërtetë të prejardhjes së Covid-19 – Stop
Bota, Të Gjitha

“SHBA dërgoi fonde në laboratorin në Wuhan”, media amerikane: Fauci po pengon historinë e vërtetë të prejardhjes së Covid-19

Raportimet e reja mbi Covid-19 hedhin dyshime mbi këmbënguljen e Anthony Fauci-t se asnje fond amerikan nuk shkoi për kërkimin nëse Covid ishte i manipular apo për të studiuar efektet e viruseve të ndryshme dhe për të zhvilluar trajtime.

 Sipas ‘‘New York Post’ regjistrimet e marra nga ‘The Intercept’ tregojnë se agjencitë shkencore të qeverisë amerikane dërguan para për kërkime në Institutin e Virologjisë Wuhan në Kinë. Një klauzolë në kontratë thotë se “para ndryshimit të viruseve mutante”, NIAID -it i duhej një “përshkrim i detajuar” i ndryshimeve të propozuara.

 

NIAID është Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, drejtuesi i të cilit është Anthony Fauci.

Në maj, Fauci këmbënguli se SHBA nuk ka financuar kurrë dhe tani nuk ka bërë kërkime në Institutin e Virologjisë në Wuhan.

Suipas ‘NYP’ qetësia e Faucit me bashkëpunëtorët e laboratorit Wuhan e ka lënë atë të komprometuar përsëri dhe përsëri. Pas shpërthimit të COVID, Peter Daszak, president i EcoHealth , u përpoq për të detyruar shkencëtarët, përfshirë Faucin, të denoncojnë publikisht idenë se virusi rrjedh nga laboratori i Wuhan.

Në artikull ‘New York Post’ shkruan se Fauci ka qenë një pengesë për të ditur historinë e vërtetë të COVID-19.
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *