Raportimet e reja mbi Covid-19 hedhin dyshime mbi këmbënguljen e Anthony Fauci-t se asnje fond amerikan nuk shkoi për kërkimin nëse Covid ishte i manipular apo për të studiuar efektet e viruseve të ndryshme dhe për të zhvilluar trajtime.
Sipas ‘‘New York Post’ regjistrimet e marra nga ‘The Intercept’ tregojnë se agjencitë shkencore të qeverisë amerikane dërguan para për kërkime në Institutin e Virologjisë Wuhan në Kinë. Një klauzolë në kontratë thotë se “para ndryshimit të viruseve mutante”, NIAID -it i duhej një “përshkrim i detajuar” i ndryshimeve të propozuara.
NIAID është Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, drejtuesi i të cilit është Anthony Fauci.
Në maj, Fauci këmbënguli se SHBA nuk ka financuar kurrë dhe tani nuk ka bërë kërkime në Institutin e Virologjisë në Wuhan.
Në artikull ‘New York Post’ shkruan se Fauci ka qenë një pengesë për të ditur historinë e vërtetë të COVID-19.