“Ata kishin ADN gjarpri. Duke u rritur ata do të bëheshin përbindësha kështu që unë duhej t’i vrisja”. Me këto fjalë, 40-vjeçari Matthew Taylor Coleman u rrëfeu agjentëve të FBI-së se ai vrau dy fëmijët e tij, Kaleo, 2 vjeç dhe Ruby Rain, vetëm dhjetë muajsh. Burri, një instruktor sërfi dhe ndjekës i sektit QAnon, dyshohet se i çoi fëmijët nga Santa Barbara, Kaliforni në Meksikë, para se t’i qëllonte për vdekje me një pushkë peshkimi.
Gruaja ngriti alarmin
Policia kaliforniane u njoftua nga gruaja, e shqetësuar se burri i saj nuk i përgjigjej në telefon dhe se kishte marr të dy fëmijët. Të nesërmen, ajo vendosi të përdorë vendndodhjen e smartphone të Coleman, duke e gjurmuar atë në Meksikë. Pasi lajmëroi autoritetet lokale, burri u ndalua në kufi ndërsa përpiqej të kthehej në Shtetet e Bashkuara. Në atë pikë, 40-vjeçari pranoi vrasjen e dyfishtë, duke shtuar se “ishte e vetmja mënyrë veprimi që do të kishte shpëtuar botën”.
QAnon, sekti konspirativ i lindur në internet
Teoria e Zvarranikëve – Teoria e zvarranikëve është një nga teoritë më të njohura të komplotit në Shtetet e Bashkuara. Flitet pr një rreth të ngushtë të krijesave aliene të përziera gjenetikisht me zvarranikë të gatshëm për të bërë dëme. Personazhe si Mbretëresha Elizabeth, Mick Jagger ose Barack Obama sipas konspiracionit shihen si të ishin hardhuca antropomorfe, të insinuuara në shoqëri me qëllim shkatërrimin e saj nga brenda. Qëllimi i njerëzve si Coleman, sipas pikëpamjes së tyre, është të luftojnë pushtimin me çdo mjet të mundshëm. Edhe duke sakrifikuar fëmijët e tyre, në emër të një lufte që kurrë nuk ka ndodhur dhe ndoshta nuk do të ndodhë kurrë.