OBSH: Pacienti zero ka qenë punonjës në laboratorin e Wuhan -it

Personi i parë që u infektua me Covid-19 mund të ketë qenë punonjës i laboratorit Wuhan, tha një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetit.

Dr Peter Embarek, epidemiologu që udhëhoqi hetimin katër-javor të OBSH-së mbi origjinën e virusit ka thënë se një hipotezë e mundshme është se një punonjës i laboratorit ishte infektuar gjatë marrjes së mostrave nga lakuriqët në terren.

“Ky është vendi ku virusi kalon drejtpërdrejt nga një lakuriq te njeriu,” i tha ai për një televizion danez, “nëse ndodh kjo, atëherë ai do të ishte një punëtor laboratori në vend të një banori të rastit apo një personi tjetër që ka kontakte të rregullta me lakuriqët e natës”.

Ai shtoi se megjithëse OBSH nuk kishte gjetur prova të drejtpërdrejta se shpërthimi i koronavirusit ishte i lidhur me kërkimin e lakuriqëve të natës të kryer në laboratorët e Wuhan.

Të Fundit