Serviset hedhin qellimisht vaj në rrugë, policia mbyll sytë para aksidenteve!

Në 11 maj transmetuam denoncimin e qytetarëve për hedhjen e qëllimshme të vajit në rrugën e Prrenjasit. Pretendimet e qytetarëve lidhen me punonjësit e serviseve dhe karrotrecëve, të cilët, sipas tyre, e hedhin vajin me qëllime përfitimi, që të dëmtohen makinat dhe t’i rregullojnë aty. Qytetarët shprehen, se i janë drejtuar punonjësve të policisë, por askush nuk mban përgjegjësi. Ne u drejtuam në stacionin e policisë Përrenjas, ku biseduam me komandantin Emin Spaholli. Ky i fundit thotë, se kanë shkuar në vendin e pretenduar për hedhje vaji, por nuk kanë gjetur gjurmë vaji dhe kanë pastruar rrugën. Ne jemi rikthyer sërish, pasi në këtë aks rrugor dhe saktësisht rreth 200-300 m larg karburant Pengu Oil ndodhen plot 7 kamera të cilat dikur përdoreshin nga Ministria e Mjedisit.Kamerat janë vendosur në vitin 2016, kur është hapur edhe procedura e tenderit nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit me fond limit 133 milionë lekë. Këto kamera funksionuan deri në vitin 2020 me burim financimi, buxhetin e shtetit.Ne iu drejtuam Ministrisë së mjedisit dhe Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe asnjëra prej tyre nuk i ka në përdorim kamerat e sigurisë.U drejtuam në stacionin e policisë së Prrenjasit dhe na u tha nga Shefi i Stacionit, se ka materiale që janë dorëzuar në prokurori dhe nuk kanë informacion nga cfarë kanë vëzhguar.Gjithashtu u drejtuam në Drejtorinë vendore te policisë së Elbasanit, ku na u tha, se aksidentet, që kanë ndodhur, nuk kanë qenë prej vajit apo naftës në rrugë. Përsa i përket Shefit të Shërbimeve Emin Spaholli është nën hetim disiplinor për shkelje të kodit të etikës.Gjithashtu u interesuam në Prokurorinë e Rrethit Pogradec dhe Elbasan dhe nuk rezulton asnjë cështje në lidhje me këtë fenomen.

Të Fundit