“Serën e heq, por tokën ti se gëzon” pazari me 7 mijë lekë metri ndez sherrin në Ndroq

Konflikti për një sipërfaqje toke në zonën Ndroq-Kalash ka nxjerrë në pah përplasjen mes pretendimeve ligjore dhe atyre tradicionale për pronësinë. Fiqirete Capi pretendon, se është pronare legjitime e tokës, që prej vitit 1991, të përfituar sipas ligjit 7501 dhe të pajisur së fundmi me certifikatë pronësie në vitin 2025. Nga ana tjetër, Kasem Kodra, e kundërshton këtë pronësi, duke e konsideruar tokën si “tokë të babës” dhe duke e mbajtur atë prej vitesh.Situata përshkallëzohet me ndërtimin e një sere dhe një muri rrethues pa leje në këtë pronë, ç’ka sjell ndërhyrjen e autoriteteve. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit konstaton shkeljen dhe fillimisht i jep mundësi palës, që ta prishë ndërtimin në mënyrë vullnetare, për të shmangur penalitetet. Edhe pse fillimisht ka një pranim për prishje nga ndërtuesi, qëndrimi ndryshon pas ndërhyrjes së avokatit, i cili këshillon ndjekjen e procedurave ligjore dhe kundërshtimin e detyrimit për leje ndërtimi.

Të Fundit