Sekuestrohet “Lamborghini Urus” në Tiranë, finalizohet operacioni “Manovra”

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Manovra”, i fokusuar në gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve të përfituara nga aktivitetet kriminale.

Në kuadër të këtij operacioni, u sekuestrua një automjet luksoz “Lamborghini Urus”, me vlerë rreth 160,000 euro, në pronësi të një 34-vjeçari me precedentë penalë, përfshirë vjedhje përmes përvetësimit të padrejtë të detyrës shtetërore.

Shtetasi, i identifikuar si Sahit Shpataj, dyshohet se kishte regjistruar makinën në emër të një kompanie, në pronësi të shtetasit E. D., për të shmangur gjurmimin dhe për të justifikuar vlerën e automjetit.

Si rezultat, për të dy shtetasit janë ngritur akuza dhe janë në vijim hetimet për identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera me prejardhje të dyshuar kriminale.

Operacioni u realizua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

Materialet janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore. Hetimet vazhdojnë.

Të Fundit