Sekuestrimi i pasurive të Redjan Rrahjës, kërkohet bllokimi i ‘Audi A8’ i Kejvina Kthjellës

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me pasuritë që kërkohet t’i sekuestrohen Redjan Rrahjës.

Mësohet se mes pasurive që është kërkuar të sekuestrohet, është një makinë tip ‘Audi A8’ që në pronësi figuron të jetë e bukuroshes së ekranit Kejvina Kthellja.

Ndërkohë SPAK bën me dije se kjo makinë ishte në zotërim të tërthortë nga Rrahja.

“Kërkohet sekuestrim i automjetit me ngjyrë gri të tipit Audi A8, sekuestruar shtetases K. K. por që është në zotërim të tërthortë të shtetasit R. Rraja.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

 

Të Fundit