Seanca e Veliajt ndaj Dados, aktorët Ndrenika dhe Gaz Paja shkojnë për të ndjekur gjyqin

Në Gjykatën Administrative shqyrtohet sot padia e Erion Veliajt ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado, i cili sipas tij ka marrë në 2008 emërimin si prokuror në shkelje të ligjit.

Sipas pretendimit të Veliajt, Dado nuk ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës duke mos përmbushur kushtet për t’u kualifikuar si prokuror.

Për të mbështetur kryebashkiakun Veliaj në gjykatë kanë shkuar edhe dy aktorët, Robert Ndrenika dhe Gaz Paja.

Të Fundit