“S’dua të ta jap përkthimin” çmendet noterja i uleret qytetares: Hajde bukur në zyrë

Bazuar në ligjin për noterinë, një noter, duhet të jetë i certifikuar për gjuhën, që merr përsipër të përkthejë e noterizojë, ose bashkëpunëtori i tij të jetë i licensuar. Ne kemi një dokument zyrtar të lëshuar nga noterja Anila Haxhiu, të cilin ia vemë në dispozicion përkthyeses zyrtare në Gjermani Denida Baholli. Zonja Baholli thotë, se ky përkthim është skandaloz. Faqja e parë, sipas saj, është hollandisht jo gjermanisht dhe e dyta në një gjermanishte problematike.

Dokumenti i lëshuar nga noterja Anila Haxhiu nuk njihet nga shteti gjerman.

Kamera e fshehtë e “Stop” tregon, sesi përkthen noterja në fjalë.Si të mos mjefotjnë dokumentet problematike të noteres Haxhiu, ne zbuluam, se vula e saj, që provon njohjen e tre gjuhëve të huaja, është e falsifikuar,pasi në QKB na del e qytetarit Pelivan Metushi, blektor në profesion.Avokati Arben Llangozi tregon, shkeljet e noteres problematike. Sipas tij, këtë situatë duhet ta kishte verifikuar edhe Ministria e Drejtësisë edhe ajo e Jashtme.

Të Fundit