Sazani në flakë, Rama: Vendet e tjera kërkojnë kova uji, shqipot merren me llafe

Kryeministri Edi Rama thotë se shqiptarët merren me fjalë dhe kritikojnë kur vjen puna tek menaxhimi i zjarreve në Shqipëri.

Në një postim të edituar në Facebook, Rama thotë se ‘shqipot’ nuk kanë sy të shohin se çfarë ndodh në vendet e tjera, si Greqia, Spanja e Turqia, ku sipas kreut të qeverisë hidhen përpjetë duke kërkuar helikopterë me kova uji.

“Sa për ata që nuk kanë sy të shohin çfarë ndodh njëkohësisht, sot që flasim, rrotull Athinës apo çfarë ndodh kudo tjetër në kushtet e zjarreve, nga Turqia e deri në Spanjë, po hidhen përpjetë duke kërkuar helikopterë me kova uji biblik e me shkopinj magjikë, nuk kemi asgjë për të thënë! Janë të njëjtët shqipo, që në tërë historinë e këtij vendi, kanë bërë fiks të njëjtën gjë, llafe, llafe, llafe…,”– shkruan Rama.

Rama publikoi më herët një video ku shihej kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako që shëtiste me helikopter, ndërkohë që Sazani digjet prej më shumë se 24 orësh.

Deri më tani nuk ka asnjë ndërhyrje nga ajri, pasi siç sqaroi ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, një pjesë e helikopterëve janë për riparim jashtë, ndërsa një pjesë tjetër janë në Shqipëri. Por, edhe ata që janë në vendin tonë, janë të limituar.

Të Fundit