Sazan Guri: Nuk mbaj maskë, kam puthur plaka

Pedagogu Sazan Guri ka shfaqur skepticizmin e tij lidhur me vaksinat dhe procesin e vaksinimit. Ai madje, ngriti dyshime edhe lidhur me mënyrën e transmetimit të Covid. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse ai vetë e kishte kaluar Covid-in, Guri tha se ka kaluar 2 herë një gjendje gripi. “Isha përgatitur për grip dhe grip kalova”, tha ai, ndërsa shtoi se nuk ka kryer test dhe nuk ka respektuar asnjë masë për parandalimin e virusit.

“Nuk mbaj as maskë, as test as distancë, kam puthur plaka gjithandej. Ajo asimptomatik është gënjeshtër. O je shtatzënë o nuk je, o ka Covid o nuk ka”, tha Guri.

Ndërkohë , ai kundërshtoi mënyrën e takimit të njerëzve me grusht, duke thënë se pëllëmba ishte e përgatitur për prekjet që prej krijimit të njeriut.

“Po të jetë për takimet, kjo ka 3 milion vjet që është bërë për të prekur, me pëllëmbë nuk e merr kurrë”, u shpreh ai. Lidhur me vaksinimin, Guri tha: “Çuditem si ka mundësi një prind t’i bëjë vaksinën, që fëmija kur të rritet të thotë ma bëri, tezja, mamaja babai”./Opinion.al

Të Fundit