Sazan Guri: Ai që vret qenin, nesër vret edhe njeriun e shtëpisë

Një ngjarje e rëndë ku një grua ka dhunuar për ditë me radhë qenin e saj e më pas e ka hedhur nga kati i 6.

Sazan Guri e ka cilësuar këtë një dhunë barbare e madje ka shtuar se një person që arrin të kryejë një vepër të tillë, me shumë mundësi të njëjtin veprim mund ta bëj edhe me njeriun e shtëpisë.

“Do të thosha, kjo është një sjellje barbare. Ky njeri nesër e bën edhe me njeriun. Është vërtetuar njeriu që bën sjellje të tilla, ndaj këtyre qenieve e sigurt që është i rrezikshëm për shoqërinë.

Ka predispozitë që kur t’i vijë momenti e bën për njeriun e shtëpisë, për fqinjin, për fëmijën. Dikush që kryen një vepër të tillë  e sigurt që e bën”,- tha Sazan Guri për Euronews Albania.

Të Fundit