Ndonëse kryeministri Edi Rama deklaroi se shumë shpejt pritej që në hapësirë të lëshoheshin dy satelitë shqiptarë, duket se kjo gjë nuk ka ndodhur deri më tani. E për t’ju përgjigjur kritikave, kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një mesazhi në Twitter, ku sqaron këtë vonesë. Sipas tij, vonesat nuk janë në dorë të tij, ndërsa nënvizon faktin se zotimit nuk i ndahet.
Rama deklaroi më tetor të vitit të kaluar se sateliti ‘Albania 1’ do të lëshohet në hapësirë në muajin mars ndërsa sateliti ‘Albania 2’ do të lëshohet në hapësirë në muajin qershor të vitit 2022.
REAGIMI
Padurim të madh paskan pasur disa për satelitët e sipas modës së re thonë ç’të duan pa pyetur fare more si është puna!Po një gjë cuditem si nuk duan ta kuptojnë: Unë them atë që bën e bëj atë që them dhe kur vonesat s’janë në dorën time thjesht bëj durim,po zotimit s’i ndahem jo!