Sarandë/ Automjetet e paliçensuara punojnë paralelisht me të tjerët, transport pasagjerësh

Kryetari i Shoqatës së Transportit Ndërkombtar të Udhëtarëve, Shpëtim Ahmeti denoncon në redaksinë tonë, se ndër vite dhe aktualisht ky sektor përballet me konkurencën e pandershme. Automjete pa licensë dhe pa asnjë kriter, punojnë paralelisht me automjetet e licensuara, që bëjnë transportin e udhëtarëve jashtë Shqipërisë.Pas këtij denoncimi, një grup i emisionit “Stop”, ka shkuar në Sarandë në pikën doganore të Qafë Botit, për të vërtetuar transportin e paligjshëm të qytetarëve. Pasi dokumentuam me pamje kalimin normalisht të automjeteve të palicensuar për transport udhëtarësh në Qafë Bot, një person i inflitruar, mori rolin e një pasagjeri, që do udhëtonte drejt Greqisë me njërin prej këtyre automjeteve.

Lidhur me transportin e udhëtarëve jashtë Shqipërisë me automjete të palicesuar, dy janë institucionet, që duhet të kontrollojnë dhe parandalojnë transportin ilegal. Policia Rrugore dhe Policia Kufitare duhet të bashkërendojnë veprimet, për të ndaluar këtë fenomen të jashtëligjshëm.Kryetari i shoqatës, Shpëtim Ahmeti, thotë, se deputetë e kryetarë bashkish, ndikojnë, që ky treg të mos rregullohet.Ekziston edhe një institucion Task Forcë me rreth 150 punonjës, që duhet të merren me parandalimin e këtij transporti, por kjo strukturë nuk ka funksionuar.Nga ana tjetër mjafton, që të monitorohen kamerat e sigurisë në cdo pikë doganore cdo muaj dhe ky fenomen do të merrte fund.

Të Fundit