Ish-kryeministri, Sali Berisha është pritur me ovacione në Elbasan ku ka shkuar të festojë Ditën e Verës.
Ai ka provuar ballokume, ëmbëlsirën tradicionale, ndërsa qytetarët i kanë lidhur dhe një verore në dorë, simbol të festës.
“Mezi po të prisnim”, “O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, ishin disa nga ovacionet që dëgjoheshin kryesisht.
Disa gra i puthën dorën kryedemokratit, ndërsa të tjerë u bënë pjesë e shëtitjes së Berishës në Elbasan. Ai përshëndeti qytetarët dhe uroi Ditën e Verës për të gjithë.