Sali Berisha: Edi Rama bën ligje ateiste, i vendos prindërve numra. E mbështet edhe “peng Basha”…

Sali Berisha, është shfaqur në Kuçovë, në një takim me demokratët, ku ka folur për shumë çështje, ndër të tjera edhe për ligjin e birësimeve që është depozituar në Kuvend.

Berisha e ka quajtur këtë “një ligj ateist” që e ka bërë Edi Rama dhe e mbështet “peng Basha”. Berisha foli edhe lidhur me debatin për “prindin 1 dhe 2”, që ka shpërthyer në rrjetet sociale, për emërtimin e prindërve në çertifikatat e lindjes, për t’i bërë ato të përshtatshme edhe për çiftet e së njëjtës gjini.

Edhe pse Edi Rama dhe qeveria nuk kanë patur asnjë qëndrim lidhur me këtë çështje, Berisha ia ka faturuar kryeministrit.

“Nuk do të lejojmë ligje të bazuara në ideologjinë ateiste që të cënojnë familjen.

Cfarë do të thotë prindi 1 dhe prindi 2? A është atak (sulm) në identitetin e njeriut?

Këtë mund ta bëjë vetëm Edi Rama. Për këtë mund të heshtë vetëm peng Basha, por ne nuk e pranojmë kurrë këtë. Ne do të rikthejmë vlerat”, tha ndër të tjera Berisha.

Të Fundit