Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ka apeluar në Apelin me Juridiksion të P përgjithshëm vendimin e Gjykatës së Elbasanit, e cila refuzoi kërkesën e tij për lirim para kohe. Avokati mbrojtës i Gjicit, Përrparim Kulluri, kërkoi nga gjykata caktimin e ekspertëve për të vlerësuar gjendjen shëndetësore të ish-kryebashkiakut, kërkesë që u pranua nga trupa gjykuese.
Në seancën e ardhshme të datës 12 maj, pritet që ekspertët të paraqesin aktet e përgatitura, të cilat do të tregojnë nëse Safet Gjici është në gjendje të marrë trajtim mjekësor të nevojshëm brenda kushteve të burgut, apo nëse ekziston rreziku për jetën e tij nga qëndrimi në qeli.
Safet Gjici është dënuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv nga Apeli i GJKKO. Ai u arrestua në qershor të vitit 2023 dhe u dënua përfundimisht nga Apeli i Posaçëm në të njëjtin muaj me 4 vite e 6 muaj burg, një dënim që u reduktua në 3 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.