Sa vite burg kërkon SPAK për ish-kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe

Prokuroria e Posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dhënë pretencën dhe ka kërkuar dënimin me 5 vite burg për ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe.  Por për shkak të gjykimit të shkurtuar ish-kryebashkiakut Tushe i reduktohet dënimi në 3 vite e 4 muaj burg. SPAK kërkoi gjithashtu edhe përjashtimin për 5 vite nga e drejta për të ushtruar funksione publike.

Gjithashtu SPAK ka kërkuar dënimin e Flamur Peqinit po me 5 vjet (3 vjet e 4 muaj nga gjykimi i shkurtuar), ndërsa për Gentian Nushin ka kërkuar 4 vjet (2 vjet 8 muaj nga gjykimi i shkurtuar)

Fatos Tushe u arrestua bashkë me zyrtarë të tjerë të bashkisë së Lushnjës më 6 korrik, nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës, shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikim dokumentesh.

Ata u vunë nën hetim për shkelje të barazisë me tendera lidhur një tender me vlerë rreth 23 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në dy fshatra.

Por gjithshtu Tushe ka dalë në përgjime edhe teksa abuzon me karburantin e shtetit.

Të Fundit