Seritë e reja të telefonave më të përdorur sot në botë, i joshin shumë njerëz për t’i zëvendësuar modelet e vjetra. Por, për të pasur markat e fundit nevojiten para dhe me çmimet që nxjerr kompania Apple, per një celular të ri, shpenzimi varion nga 81 mijë deri në 140 mijë lekë
Për të blerë aparatin e ri telefonik, kërkohet që një individ i punësuar në Shqipëri të mos blejë asgjë tjetër në fund të 2 muajve, por vetëm telefonin.
Edhe në Kosovë, nevojiten mbi 300 orë punë për variantin e ri të I-Phone, ndërsa në vende si Mali i Zi apo Serbia kërkohen rreth 200 orë ose 5 javë e gjysmë punë.
Për më pak se dy javë punë të paguar me një pagë mesatare, individët mund të blejnë një I-Phone në shumicën e vendeve të Bashkimit Europian, përfshi Amerikën dhe Kanadanë, ndërkohë që në Egjipt e Nigeri duhet të fitosh 12 deri në 17 paga mujore.
Sigurisht, këto llogaritje ndryshojnë në varësi të nivelit të të ardhurave për ata me paga minimale do të duhej më shumë kohë, ndërsa për ata me paga mbi mesataren, më pak.