Rusia shpall “non grata” edhe të vdekurit nga SHBA, del lista e përditësuar – Stop
Bota, Të Gjitha

Rusia shpall “non grata” edhe të vdekurit nga SHBA, del lista e përditësuar

Rusia publikoi të shtunën listën e përditësuar të personave të padëshiruar në vend.

CNN raporton se Rusia u ka ndaluar hyrjen në vend të 963 zyrtarëve dhe figurave amerikane, midis tyre Joe Biden, dhe liderë biznesesh sikurse ai i Facebook-ut, Mark Zuckerberg.

Lista e përditësuar përfshin shumicën e senatorëve amerikanë dhe anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve, ish-zyrtarë dhe zyrtarë aktualë të qeverisë, gazetarë, personel ushtarak, avokatë, qytetarë, CEO – dhe madje edhe disa individë të vdekur.

Senatori John McCain dhe zëvendësdrejtoresha e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, Melissa Drisko, të cilët vdiqën të dy në vitin 2018, u përfshinë në listë.

Rusia ka synuar gjithashtu Hollivudun, me aktorin Morgan Freeman dhe aktorin/regjisorin Rob Reiner.

Mike Pompeo, ish-sekretar i shtetit përfshihet gjithashtu në listë.

Ai foli më parë me presidentin rus Vladimir Putin për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane. Ministria akuzoi personat në listë për nxitje të “rusofobisë”.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë në një deklaratë se vendimi ka qenë përgjigje ndaj “sanksioneve anti-ruse” dhe synojnë të kufizojnë SHBA-në, e cila është duke tentuar të zbatojë “një rregull botëror neokolonial”.

Në dokument është thënë se Moska mbetet e hapur për “dialog të sinqertë” dhe ka bërë dallim mes popullit amerikan dhe autoriteteve që ka thënë se janë “rusofobe”.

Ministria ruse ka vënë ndalesë edhe ndaj 26 kanadezëve, përfshirë Sophie Trudeau, gruan e kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *