Rusia përdor për herë të parë raketën supersonike në Ukrainë

Rusia ka lëshuar një raketë balistike supersonik, me të cilën ka shkatërruar një depo armatimi në perëndim të Ukrainës, thotë ministria ruse e Mbrojtjes.

Nëse konfirmohet, kjo do të ishte hera e parë që Rusia përdor në këtë luftë Kinzhal ose Dagger, raketë balistike e lëshuar nga ajri nga një avion që me shumë mundësi është një MiG-31.

Presidenti Vladimir Putin vazhdimisht ka theksuar investimet në raketat supersonike, që mund të lëvizin deri në pesë herë më shpejt se sa shpejtësia e zërit.

Sipas zyrtarëve rusë, raketa Kinzhal mund të godasë objektivin deri në 2 mijë km larg dhe mund të kapë shpejtësi lëvizjeje deri në 6 000 km/h.

Putin ka deklaruar dhjetorin e kaluar se Rusia e para në botë sa i takon raketave supersonike, të cilat është shumë e vështirë për t’i rrëzuar pasi mund të ndryshojnë trajektore gjatë lëvizjes.

Rusia ka postuar një video ku tregohet momenti kur raketa godet depon e armëve në Deliatyn, fshat në jugperëndim të Ukrainës, vetëm 100 km në kufi me Rumaninë.

Të Fundit