Abuzimet/ Rama: Gjobiten dy pika karburantesh, shisnin naftë mbi çmimin e lejuar

Pas përcaktimit të çmimit të naftës nga Bordi i Administrimit, kryeministri Edi Rama, ka raportuar për dy pika karburanti në Tiranë dhe Vlorë të cilat janë gjobitur për shkak se kishin rritur çmimin e naftës mbi atë që ishte caktuar.

Kreu i qeverisë bën me dije se ata janë ndëshkuar me masën më të ashpër administrative.

Rama shton se duke nisur nga java tjetër, do të hyjë në fuqi vendimi për sekuestrimin e çdo pike karburanti për ngritjen e çmimit.

Postimi i Edi Ramës:

Sot janë kapur dy pika karburanti në Tiranë dhe Vlorë me faturime mbi çmimin e caktuar për të gjithë. Subjektet janë gjobitur me maksimumin ligjor. Duke nisur nga java tjetër do të hyjë në fuqi sekuestrimi në vend i çdo pike karburanti që ngre qoftë edhe një qindarkë çmimin e shpallur paraprakisht nga Bordi i Administrimit.

Boll i ngre çmimet papushim kriza e shkaktuar nga lufta në Ukrainë, çdo ngritje për fitim në kurriz të popullit do të ndëshkohet siç e kërkon kjo gjendje lufte në tregjet ndërkombëtare

Të Fundit