Rruga nacionale Drithas-Maliq, 27 vjet pa investim, bashkia pret qeverinë 2 korrik 2018

“Stop” është ndalur në bashkinë e Maliqit, ku kryebashkiaku Gëzim Topciu thotë, se në dy vitet e fundit janë realizuar 40 projekte të reja.Por rruga nacionale Drithas – Maliq, rreth 1 km e gjatë, nuk ka njohur investim prej 27 vjetësh.Banorët ankohen dhe kërkojnë, që të ndërhyhet.Drejtori i marrëdhënieve me publikun në bashki, Stiljan Belishta tregon, se bashkia ka bërë gati projektin për këtë rrugë me vlerë 200 milionë lekë të reja.Ajo që pritet është vetëm miratimi i fondit nga ana e Ministrisë së Transporteve.

Të Fundit