Në vitin 2018 kemi trajtuar problematikën e rrugës së Ndroqit, që kishte 30 vjet pa vënë dorë nga ana e ARRSH-së. Në atë kohë ARRSH premtoi zgjidhje për rrugën problematike. Sot, pas 7 vjetësh, ka nisur rikonstruksioni i rrugës me investitor ARRSH-në dhe projektues Eurokos Holding SHKP me një firmë tjetër, si dhe mbikqyrës Hidroëater-Albania. Afati i punimeve është 20 muaj. Prej 5 muajsh në rrugën e Ndroqit punohet, por ritmi është i ngadalshëm dhe banorë e biznese kërkojnë, që të punohet më shpejt dhe rruga të jetë e aksesueshme, pasi për ta është bllokuar cdo gjë.Ata shprehen, se gropave duhet që të paktën t’u vendoset cakull dhe punimet të mos hapen e mbyllen tre herë, sic është bërë me shtyllat elektrike.Ne komunikuam me ARRSH-në, që na premtoi, se do të merren masa dhe do të punohet më shpejt, për të përfunduar ai lot, që është vetëm 1.5 km. E në fakt, pas komunikimit tonë, në terren rishfaqen punëtorët, të cilët vënë cakull, duke niveluar rrugën, për ta bërë të aksesueshme.Sipas Autoritetit të Rrugëve, që nga shkurti, rruga do të jetë e aksesueshme për banorët, subjektet dhe automjetet.
- +355 67 220 8888
- [email protected]