Rrogozhinë/ 39 vite edukatore, shkarkohet nga puna padrejtësisht

Mimoza Bidaj prej 39 vitesh ka punuar në kopshtin e Rrogozhinës dhe prej 5 vitesh ishte drejtoreshë e këtij kopshti pasi konkuroi. Në vitin 2023 drejtori I arsimit dhe sportit në bashkinë Rrogozhinë I kërkoi të dhënat e mësueseve pasi I kërkontë kryetari për votat. Pasi nuk I dha të dhënat u shkarkua nga detyra me arsyetimin se emërimi nuk ishte bërë sipas ligjit. Nuk qëndroi si edukatore në atë kopësht por u zhvendos në kopshtin e Luzit të Madh. Mimoza kërkon të qëndrojë edukatore në kopshtin e Rrogozhinës pasi I takon. Nepermjet një regjjistrimi të zhvilluar gjatë muajit prill 2023, para zgjedhjeve të 14 majit , Fatmir Mece kërkon të dhënat e edukatoreve për kryetarin pasi ia kërkon selia, për të ditur se në cilin kahë politik anojnë.Pasi nuk u gjet mbështetje nga drejtoreshë Mimoza, kjo e fundit u shkarkua nga pozicioni I drejtoreshës dhe u vendos edukatore në kopshtin e luzit të madh.
Udhëzimi nr 30 I Ministrisë së arsimit thotë se në zonat urbane klasat duhet të formohen me jo më pak se 20-25 fëmijë.Në kopshtin e rrogozhinës janë 10 edukatore për 129 fëmijë, pra 1 edukatore per 13 fëmijë ku dhe kjo është shkelje.Nga këto 10 edukatore 5 janë në shkelje me emërimet e tyre.Ndricim Mehmeti tregon se për të qenë mësues I arsimit parashkollor ose siç quhet edukatore për kopësht duhet të kesh bachelor për arsim parashkollor dhe asnjë arsimim tjetër nuk pranohet pasi parashikohet me ligj. Dhe nëse nuk ka edukatore me arsimin përkatës merren nga qytetet e tjera pasi për atë punë është portali.
Joana Cani është emëruar në kohën e “Covid 19” dhe do të qëndronte në punë deri në përfundim të gjëndjes së pandemisë dhe vazhdon akoma me këtë emërim.Teuta Dushku bachelor për Punonjës Social, jashtë profilitFatbardha Kishta diplome bachelor për Edukim Qytetar, jashtë profili.Fjorela Hoxha Diplomë Cikël I Ulët dhe master për Edukim në Vazhdim Rexhina Nezha, bachelor në Cikël të Ulët dhe master për Didaktikë, jashtë profili.
Duke qenë se 5 vende në atë kopësht janë të zëna nga edukatore të emëruara pa kritrer dhe jashtë profilit, Mimoza Bida me arsimimin përkatës dhe eksperiencën është zhvendosur në Luz të Madh.Ndricim Mehmeti thotë se ligji e parashikon që nëse ka vend duhet të emërohet aty dhe fakti që është cuar larg është tendencë pas gjithë shkeljeve që janë bërë nga Bashkia Rrogozhinë.

Të Fundit