Rrjedhje gazi në shkollën jopublike në rrugën ‘Don Bosko’, 6 nxënës dërgohen në spital

Nxënësit e një shkolle në kryeqytet janë evakuuar mëngjesin e sotëm pas rrjedhjes së gazit në ambientet e saj.

Ngjarja ka ndodhur në kolegjin e vajzave, ‘Qatar College’, një shkollë 9-vjeçare jopublike në rrugën “Don Bosko”.

Shkak sipas burimeve, është bërë një bombol gazi që përdorej për ngrohjen e ujit, të sistemit të ngrohjes në shkollë.

Problemi është shfaqur në të gjithë ambientin e shkollës, ku menjëherë është bërë evakuimi i të gjithë nxënësve për arsye sigurie.

Gjithashtu, janë dërguar në spital gjashtë prej nxënësve, ku po ju jepet ndihma mjekësore, pa probleme për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilët po punojnë për normalizimin e situatës.

Të Fundit