Rritja e turizmit, Rama: Frytet e rrugës “Shqipëria 2030”, do jemi kampion në rajon

Kryeministri Edi Rama mbajti këtë të premte një konferencë për media ku u ndal tek sezoni turistik në Shqipëri.

Rama tha se të gjitha investimet e kryera kanë dhën frytet e para domethënëse në rritjen e numrit të turistëve që kanë vizituar Shqipërinë.

Ai shtoi se pjesë e planit për “Shqipërinë e vitit 2030” është shpallja kampione për turizimin në Ballkan.

Rama vlerësoi dhe investimet e bëra në aeroportin e Tiranës nga koncensionari, duke e kthyer atë në aeroportin me rritjen më të madhe të trafikut ajror në Evropë.

“Sot shohim frutet e para domethënëse dhe kuptimplota të një rruge që për ne është përcaktuar si rruga drejt Shqipërisë 2030, ku Shqipëria do të jetë kampoione absolute në rajonin tonë, kur them për rajonin tonë e kam fjalën për Ballkanin Perësnimor. Shifrat flasin për një sukses të jashtëzakonshëm dhe në aspektin e afrimit thuajse të plotë me Greqinë apo të tjera vende që janë përpara nesh kur vjen puna te numri i turistëve për frymë. Duhet nënvizuar një element që është aeroporti i Tiranës i cili ka pësuar një ndryshim të qënësishëm me investimet që janë bërë nga kompania shqiptare. E keni parë dhe klasifikimin nga Agjencia Evriopiane e Trafikut Ajror dhe Shqipëria në numrin e pasagjerëve në trafikun ajror është në vendin e parë”, tha Rama.

Të Fundit