Rritja e çmimit të bukës, Ahmetaj: Kam besim tek Autoriteti i Konkurrencës

Zëvendëskryeministri i vendit Arben Ahmetaj ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për ekonominë së bashku me Ministren e Ekonomisë Ibrahimaj.

Ahmetaj është pyetur mbi mungesën e mosgjobitjes së kompanive të miellit në raport me rritjen e çmimit të bukës në treg.

Gjatë fjalës së tij Ahmetaj është shprehur se një veprim i tillë, duke i besuar Autoritetet të Konkurrencës është marrë në bazë të një hetimi me përgjegjesi të plotë qytetare dhe institucionale.

“Unë kam shumë besim tek Autoriteti Konkurrencës, ata janë profesionistë, edhe si një ent i pavarur e respektoj vendimin e tyre.

 Vendimi që ata kanë botuar,  që nuk ka monopol dhe s’ka marrëveshje horizontal, siç referohet teknikisht në këto raste, praktikisht besoj se kanë bërë një investigim të thellë dhe e kanë botuar vendimin e tyre me përgjegjesi të plotë qytetare dhe insitutucionale.”- u shpreh Ahmetaj.

Të Fundit