Rritet mosha e daljes në pension për gratë/ Nga 61 vjeçe e 6 muaj, prej Janarit shtohet me 2 muaj më shumë

Nëse deri në Dhjetor të 2023 një grua duhet të kishte 38 vite vjetërsi pune, për të dalë në pension 61 vjeçe e 6 muaj, duke filluar nga ky muaj ajo del në pension edhe 2 muaj më vonë.

Ky vendim i rritjes së moshës për gratë ishte e parashikuar në reformën e pensioneve e cila ka hyrë në fuqi që prej vitit 2015, por që këtë vit nis rritja me 2 muaj.

Referuar kësaj reforme për burrat mosha për të dalë në pension është 65 vjeç dhe ky nivel nuk parashikohet të ndryshojë edhe për disa vite. Megjithatë për ta ndryshon portofoli i sigurimeve shoqërore, pra vjetërsia e tyre e punës që deri vitin 2023 ishte 38 vjet, me skemën e re do t’u duhen 38 vjet e 4 muaj për të përfituar pensionin.

Prej disa vitesh skema e pensioneve ndryshon, për shkak të reformës së 2015 dhe pritet të ndalet në 2056, kur mosha e daljes në pension do të barazohet në 67 vjeç si për gratë, ashtu edhe burrat.

Të Fundit