Rreh dhe dhunon punonjësit që do t’i masnin sahatin e ujit, arrestohet i riu

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia pasi kundërshtoi me dhunë punonjësit e ujësjellësit. I riu dhunoi grupin e punës nga ana e ujësjellësit që kishte shkuar në banesën e tij në Libohovë për matjen e sahatit.

I riu u arrestua në flagrancë nga efektivët e stacionit të Policisë Dropull-Libohovë, ndërkohë që materialet në ngarkim të tij u referuan në prokurorinë e Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 26 vjeç, banues në Libohovë, pasi ka kundërshtuar me dhunë, përgjegjësin e Sektorit të Ujësjellësit, Libohovë, shtetasin B. M., 60 vjeç, i cili së bashku me grupin e punës, kishte shkuar në banesën e 26-vjeçarit, për të kryer veprime administrative me matësin e ujit, në këtë banesë”, njofton policia.

Të Fundit