Rrëfimi gruas së dhunuar:Nuk dua që të përfundoj me disa plumba,kam fëmijë (Emisioni i plotë-21 Shtator 2021) – Stop
Të Gjitha

Rrëfimi gruas së dhunuar:Nuk dua që të përfundoj me disa plumba,kam fëmijë (Emisioni i plotë-21 Shtator 2021)

Ditët e fundit kemi dëgjuar shumë raste të dhunës në familje. Viktima të dhunës janë gratë dhe nënat e fëmijëve.Vetëm në 9 muajt e fundit janë vrarë 16 gra nga bashkëshortët e familjarët.Historia, që sjellim sot, është ajo e një zonje, e cila prej 1 viti e gjysmë dhunohet nga ish-bashkëjetuesi i saj.Gruaja ka një djalë 15 vjec dhe një tjetër 3 vjec, të ardhur në jetë nga marrëdhënia me agresorin Ervin Hysolli.Përplasjet nisën për arsye financiare, pasi Ervini nuk kishte punë dhe para.Një nga herët dhuna u bë e padurueshme dhe zonja përfundoi në spital e më pas në komisariatin numër 3, ku bëri denoncim.Gjithcka ndodhte në sy të fëmijëve dhe i madhi e regjistroi me telefon gjithë aktin shtazarak të rrahjes barbare të së ëmës.

Cfarë ndodhi pas denoncimit të zonjës së rrahur nga ish-bashkëjetuesi? Zonja tregon, se pas denoncimit, ish-partneri, Ervin Hysolli ,u shoqërua në komisariatin numër 3, ku u mbajt vetëm dy orë dhe më pas u la i lirë.Prokuroria, që gjykoi masën e arrestit, vendosi në shkelje me Kodin Penal, hetimin në gjendje të lirë të Ervinit. Ndërkohë gjykata u mjaftua vetëm me një urdhër mbrojtjeje, që u dha në datën 3 mars për një vit. Arjana Mucaj, Pedagoge e psikologjisë në Fakultetin e Shkencave Sociale shpjegon, se kjo ngjarje do të ketë pasoja, tek djali adoleshent, që mund të kthehet në një të rritur të dhunshëm.Ajo thotë, se nëna dhe dy fëmijët kanë nevojë për ndihmë, pasi një urdhër mbrojtjeje nuk mjafton. Sipas Mucajt duhet, që institucionet të reagojnë, për të shmangur tragjeditë.

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është fotografuar duke ngrënë pica në një trotuar të Neë-Yorkut, ku ndodhet për Asamblenë e Përgjithshmë të OKB-së.Kjo, pasi Bolsonaro nuk u lejua të hynte në restorant, për shkak se nuk është vaksinuar për covid 19. Në Neë-York ndodhet edhe kryeministri Rama, ku vizitoi akademinë ushtarake Ëest Point. Kadetët shpërthyen në brohorima, kur Rama tha, se u garantonte kadetëve një leje kalimi pa pagesë për ta përdorur në ditën e Kolombit në fundjavë.Por në Tiranë, ish krahu i tij i djathë, Erion Brace, rrëzoi karriken, duke lënë zyrën e numrit 2 të qeverisë, duke shkruar në facebook, se nuk hyri e nuk doli si hajdut.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *