Rrahen qytetarin, polici: Nje kafe ose dreke dhe iku ky muhabet! – Stop
Të Gjitha

Rrahen qytetarin, polici: Nje kafe ose dreke dhe iku ky muhabet!

Elton Muco denoncon në “Stop”dhunën, që i është bërë nga disa efektivë policie në Pogradec. Ai ka qenë duke u argëtuar në një festë dhe për një keqkuptim, policët e kanë dhunuar, duke i shkaktuar fraktura të rënda dhe nxjerrjen e shpatullës.Policia e Pogradecit ka falsifikuar firmën e Elton Mucos në raportin e shërbimit dhe ndalimit e në vend të Eltonit ka firmosur djali i tezes, që ta nxirrte nga komisariati.Mjeku ligjor i ka klasifikuar dëmtimet e Eltonit si të rënda.Elton Muco tregon, se ka pasur ndërhyrje për ta mbyllur këtë cështje dhe i janë ofruar edhe para, për të mbyllur gojën. “Stop” ka siguruar një regjistrim mes punonjësit të policisë Guxim Hamzallari dhe Eltonit, ku polici kërkon, që ky incident të konsiderohet i mbyllur.Cështja shkoi edhe në Prokurorinë e Pogradecit për shkak të kallzimit, që bëri Eltoni në SHCBA në Korcë. Por prokurori i cështjes, Gazment Frengu, pa hetuar, vendosi mosfillimin e procedimit penal për këtë ngjarje.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *