Rinis shembja e ndërtimeve në bregdet, ministri Çuçi: S’ka më gjej shesh të lirë e zapto

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi bën me dije se do të rifillojë aksioni “Bregdeti Ynë” për shembjen e objekteve pa leje në zonat bregdetare. Në një shënim në rrjetet sociale ministri thekson se ndërprerja ishte e përkohshme për të mos penguar sezonin turistik.

Çuçi thotë se fillimisht do të shemben dy objekte në Dhërmi për të vijuar më pas në të gjithë vijën bregdetare të vendit. Në fund, ministri paralajmëron se askush të mos mendojë të zaptojë dhe ndërtojë pa leje.

“Rifillojmë sot operacionin “Bregdeti Ynë” për shembjen e objekteve pa leje apo në tejkalim flagrant të lejes së ndërtimit. Ndërprerja ishte e përkohshme për të mos penguar sezonin turistik. Si fillim do të shemben dy objekte në Dhërmi për të vijuar më pas në të gjithë vijën bregdetare dhe në çdo zonë tjetër të Shqipërisë ku është ndërtuar pa leje. E kam thënë edhe më herët dhe po e përsëris, ky nuk është thjesht dhe vetëm një aksion, por një punë e vazhdueshme e IKMT-së dhe Policisë së Shtetit për kontrollin e çdo metër katror të territorit. Gjej shesh të lirë, zapto e ndërto pa leje, të mos e mendojë më askush,” shkruan Çuçi.

Të Fundit