Kontrolli i Lartë i Shtetit gjykon se procesi i rindërtimit i nisur pas tërmetit të nëntorit 2019 dhe ende aktiv sot shfaq problematika në menaxhim dhe planifikim.
“Fondi i rindërtimit, krahas luhatjeve të ndjeshme në planifikim nga 5,000 milion lekë në ligjin e buxhetit, në 17,000 milion lekë në AN nr. 5 dhe realizimi për 9-mujorin ka qenë 5,012 milion lekë, për periudhën e mbetur 3 mujore fondi është 3.4-fishuar, nuk është arritur që të realizohen as sa viti 2022 që ishte 28,877 milion lekë, por 16,201 milion lekë, çka do të thotë rënie e ndjeshme e financimeve në planifikim dhe realizim në këtë drejtim” thuhet në buxhet.
Sipas raportit për 9 mujorin janar-shtator janë realizuar 31 % investimit vjetor, 7 % më ulët se shpenzimet kapitale, ndërsa në dhjetor janë shpenzuar 64 % e shpenzimeve vjetore gjithsej, duke mos ruajtur shpërndarjen e tyre në mënyrë të balancuar dhe në përputhje me objektivat strategjikë.
“Referuar VKM-vë të dala për rindërtimin, gjatë periudhës 2020-2023, konstatohet se janë miratuar 120,726 milion lekë projekte rindërtimi për qeverisjen qendrore dhe vendore dhe janë realizuar sipas raportimeve të MF deri më 31.12.2023 financime në vlerën gjithsej prej 91,298 milion lekë, gjë që do të thotë që, financimi i pritshëm për periudhat e ardhshme (viti 2024 e në vijim) mbetet rreth 29,428 milion lekë.