Turistët e shumtë që vizituan Shqipërinë gjatë 2023, zgjodhën që të udhëtonin përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit.
Sipas klasifikimit të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve, vendi ynë ka rritur me rreth 140% fluturimet në krahasim me vitin 2019.
Ndërsa sipas të dhënave të konfirmuara nga aeroporti i Rinasit, trafiku ajror ka pësuar rritje edhe në krahasim me vitet e tjera. Ky fakt e vendos aeroportin e Rinasit ndër aeroportet me rritjen më të madhe të numrit të fluturimeve përgjatë vitit 2023. Referuar publikimeve Shqipëria lë pas gjatë kulmit të sezonit turistik shumë shtete si Greqia, Portugalia, Turqia, Spanja apo Italia.
Referuar fluksit të fluturimeve ajrore, sipas shifrave zyrtare të aeroportit të Rinasit nga 1 janari deri në nëntor, aeroporti i Tiranës arriti shifrën 6 milionë pasagjerë për këtë vit.
Ky numër përbën peshën kryesore të rreth 10 milionë turistëve që vizituan Shqipërinë deri në fund të Tetorit, duke shënuar një tjetër rekord për sa i përket sektorit të turizmit.
Sigurisht që sezoni i ardhshëm turistik mund të çojë në të tjera rekorde, kjo pas operimit në Rinas të linjës së fluturimeve ‘Ryanair’, e njohur për kostot e ulëta, dhe joshjen e publikut të gjerë.