Kukësianët e teprojnë me ushqim e pije/ 52 qytetarë i drejtohen urgjencës së spitalit për ndihmë mjeksore

Numri i qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë mjeksore që nga ora 00:00 e deri në orën 10:00 në urgjencën e spitalit rajonal të Kukësit është 52.

Ndihma mjeksore është dhënë për përsonat që kanë shfaqur probleme shëndetsore si helmimi, konsumimi i tepërt i alkolit e deri tek rastet e hipertensionit, pohojnë mjekët e kësaj urgjence.
Gjithësesi rastet e mbërritjes në urgjencë janë trajtuar me përparësi e nuk ka patur probleme të rënda shëndetësore

Fatmirësisht në natën e ndërrimit të viteve në Kukës nuk janë shënuar incidente gjatë plasjes së fishekzjarreve dhe kapsollave, ndonëse në sheshin kryesorë të qytetit të Kukësit nata e ndërrimit të viteve o përcoll me ndezjen e pa kontrolluar të fishekzjarreve e kapsollëve nga vetë qytetarët.Nderkohe Kukesi vitin 2024 e ka nisur pa asnje lindje.

Të Fundit