Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje të vendit

Gjatë mbrëmjes, ulja e temperaturave ka sjellë reshje bore në zonat e thella malore të qarkut të Korçës.

Raportohet se; akset nacionale janë të qarkullueshme normalisht.

Gjithashtu, pa vështirësi lëvizet edhe në akset turistike të Dardhës dhe Voskopojës, ku gjatë natës është ndërhyrë me mjete borëpastruese dhe kriposje.

 

Reshje bore intensive ka pasur ne lartësitë mbi 1 200 m mbi nivelin e detit, në njësinë administrative Vithkuq, të bashkisë së Korçës.

Gjatë natës ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në  zonën e Vithkuqit.

 

 

Të Fundit