Rikthehen në shtëpi pas tërmetit, 97 familje në Lezhë marrin çelësat e banesave të reja

97 familjeve në Lezhë iu dorëzuan çelësat e banesave te reja. Një ndër ta është edhe Andrea Gjokaj, i cili pas tërmetit të Nëntorit 2019 mbeti pa strehë, ashtu si qindra familje te tjera. Pas dy vitesh, ai kthehet me në fund në shtëpi, dhe lumturinë e shfaq në çdo fjalë që shpreh.

Kryefamiljari ende i kujton momentet e vështira që shkaktuan lëkundjet e forta të 26 nëntorit të para dy viteve. Si Andrea janë edhe shume familje te tjera, te cilat si dhuratë për fundvit morën çelësat e banesës aq të shumëpritur./KlanNews

Të Fundit