Presidenti i Serbise, Aleksandar Vuçiç, ka bere nje deklarate te forte gjate podcastit The Rest Is Politics: Leading, ku ka folur per ato qe ai i cilëson si sulme të rënda personale dhe shpifje ndaj tij.
Në një pjesë të diskutimit, Vuçiç foli prerazi:
“A mund ta kuptosh argumentin kur dikush po hedh një mallkim kundër teje? Duke shtuar madje se babai yt në të vërtetë nuk është babai yt, sepse nëna jote ka qenë një bushtër dhe ajo ka tradhtuar babain tend te supozuar me nje shqiptar – dhe prandaj ti je kaq pro-shqiptar”.
Deklarata e tij përmban gjuhë fyese dhe akuza personale të pakonfirmuara, përfshirë edhe referenca ndaj shqiptarëve, gjë që e bën atë veçanërisht të ndjeshme në kontekstin e marrëdhënieve rajonale në Ballkan.
Në komentet e tij, Vuçiç sugjeron se kundrshtaret politike perdorin narrativë ekstreme për ta diskredituar, duke përfshirë sulme ndaj origjinës familjare dhe motive etnike.
Deklarata pritet te ngjallë reagime te forta ne opinionin publik dhe në nivel diplomatik, duke marrë parasysh ndjeshmërinë e lartë të çështjeve etnike në rajon.



