Revoltohet mjeku: Na fusin në burg për 5 mijë lekë para kamerave, e turpshme!

Mjeku kardiolog Petrit Vargu tha në një intervistë për Euronews Albania se mjekët e ndershëm kanë respektin dhe dashurinë e pacientëve.

Vargu u shpreh se korrupsioni është i patolerueshëm tek bluzat e bardha, që kanë në dorë jetën e qytetarëve, por denigrimi që u bëhet këtyre të fundit duke u arrestuar para kamerave është i turpshëm.

“Bluzat e bardha në gjen, populli i do shumë. Këtë e ndiej; nëse bën për njerëzit të dua dhe nuk të harrojnë gjithë jetën. Bluzat e bardha e kanë respektin nga pacientet. Ka edhe një gjë, bluzat e bardha ja në të parët që nuk tolerohen për korrupsion, për mitmarrje se tjetri të jep në dorë jetën, ndaj e gjitha të kthehet mbrapsht. Kjo keqpërdoret nga politika, s’mund të futësh një mjek në burg dhe ta nxjerrësh para kamerave për 50 mijë lekë të vjetra. Unë nuk jam që t’i japësh lekë mjekut”, u shpreh ai.

Të Fundit