Revista franceze: Shqipëria, det, diell, dashuri dhe mikpritje

Revista e njohur franceze, “Petit Futé”, botimin e radhës ia ka kushtuar vendit tonë. Kjo revistë e ka nisur shkrimin e saj me fjalët, “Bregdet me ujëra të kristalta, turizëm mjekësor dhe dëshmi të diktaturës komuniste: atraksione të panjohura të Shqipërisë”.

“Shqipëria, një vend mes Italisë dhe Greqisë, ka pasur gjithmonë një shpirt europian. Në 30 vite demokraci, vendi i vogël ish-komunist duket se e ka kapur kohën e humbur dhe kjo vërtetohet kur i afrohesh qendrës së kryeqytetit Tiranë, pasi ke dalë nga aeroporti “Nënë Tereza”.

I përmendur vitet e fundit si një destinacion trendi në artikujt dhe guidat turistike, vendi i Shqiponjave rekomandohet jo vetëm për vijën bregdetare me ujërat e kristalta, por edhe për ecjet e mrekullueshme që mund të bëhen në malet e veriut dhe për gastronominë e tij tradicionale. Produktet natyrore dhe organike të disa rajoneve kontribuojnë për ta bërë atë një nga kuzhinat më të shëndetshme në Europë!”./Klan News

Të Fundit