Boris Johnson: Rusia ka planifikuar luftën më të madhe që prej vitit 1945

Kryeministri britanik Boris Johnson ka deklaruar në një intervistë për BBC se Rusia ka planifikuar luftën më të mëdha në Europë që prej vitit 1945 duke iu referuar krizës në Ukrainë.

“Rusia po planifikon luftën më të madhe në Europë që prej vitit 1945. Të gjithë treguesit janë se plani tashmë po nis të zbatohet”, u shpreh Johnson.

Johnson u shpreh se po e ndjek me shqetësim situatën në Ukrainë duke shtuar se shërbimet sekrete kanë informacion se Rusia ka në plan të nisë pushtimin duke rrethuar Kievin.

“Ne duhet të kuptojmë përmasat e humbjeve njerëzore”, u shpreh ai.

Të Fundit