Restaurohet filmi “Gjeneral Gramafoni”, rritet cilësia e imazheve

Filmi “Gjeneral Gramafoni” i vitit 1978 vjen i restauruar në vitin 2023. Lajmin e bëri me dije kryeministri Edi Rama përmes një njoftimi në Facebook.

Ai shkroi se filmi iu nënshtrua digjitalizimit duke treguar një foto të xhirimeve fillestare të filmit dhe një foto të filmit të restauruar, ky diferenca në cilësinë e pamjes është e dukshme.

“Filmi legjendar i 1978 ju nënshtrua digjitalizimit duke bërë që kjo dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike të jetë aty për të gjithë brezat,” – tha Rama.

Kryeministri ka bashkëngjitur dhe link-un ku mund të ndiqet filmi në versionin e përmirësuar.

 

Të Fundit