VIDEO| Ronaldo rrezikon burgun në Arabi, gjesti i turpshëm ndaj tifozëve

Ekipi i Cristiano Ronaldos humbi 2 me 0 në një ndeshje përballë skuadrës Al Hilal. Kjo siç duket ishte e papranueshme për yllin portugez i cili nuk i ka kontrolluar emocionet e tij.

Tifozët në stadium kanë thirrur emrin e Leo Mesit, ndërsa Ronaldo ka prekur organin gjenital, veprim ky i cili mund t’i rrezikojë burgun ose dëbimin nga Arabia Saudite.

Një avokat i njohur është indinjuar nga veprimi i yllit të Al Nassr. Nouf bin Ahmed që punon me Komisionin e Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Tregtisë Ndërkombëtare ka depozituar një ankesë në Ministrinë Publikë dhe kërkon arrestimin e CR7.

Unë nuk e ndjek sportin. Edhe nëse turma provokoi Ronaldon, ai nuk dinte si të reagonte. Sjellja e Cristianos është një krim. Një akt i pahijshëm publik, i cili është një nga krimet që lejon arrestimin dhe dëbimin nëse kryhet nga një i huaj”, shkruan avokati.

Të Fundit