Pas një periudhe të gjatë me dyer të mbyllura për shkak të rikonstruksionit pas dëmeve të pësuara nga tërmeti i vitit 2019, Muzeu Arkeologjik i Durrës do të hapë sot dyert për vizitorët vendas dhe të huaj.
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pranë ambientit të muzeut, ku pritet të zhvillohet ceremonia zyrtare e inaugurimit të këtij objekti të rëndësishëm muzeal, që dëshmon qytetërimin e lashtë ilir dhe shkëlqimin e qytetit bregdetar në antikitet dhe në periudhat pasuese.
Në këtë aktivitet merr pjesë edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, si dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.
Rihapja e muzeut shënon një moment të rëndësishëm për trashëgiminë kulturore të vendit, ndërsa një prej elementeve më të spikatura është rikthimi i mozaikut të famshëm “Bukuroshja e Durrësit”, i cili kthehet në vendin e tij origjinal, duke pasuruar më tej fondin e ekspozitës.
Autoritetet theksojnë se investimi në restaurimin dhe modernizimin e muzeut synon jo vetëm ruajtjen e vlerave historike, por edhe rritjen e atraktivitetit turistik të Shqipëria.



